Aktualitet

Makina e Lleshajt, debat i fortë në Kuvend, përmendet dorëheqja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 17/09/20 |
mapo.al

Deputeti Andi Përmeti ka ngritur sot në foltoren e Kuvendit çështjen e makinës luksoze të blerë nga Ministri i Brendshëm, duke iu referuar denoncimeve që kanë dalë në media.


Përmeti ka qenë i ashpër në qëndrim dhe ka akuzuar për abuzim, me marrjen e makinës 100 mijë euro.


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është përgjigjur duke thënë se është e pavërtetë. Ministri u shpreh se automjeti nuk është i tij, por i Ministrit të Brendshëm, dhe ka kushtuar 49 mijë euro.


Lleshaj tha se nëse kjo qe deklaron, nuk është e vërtetë, dhe nëse mjeti ka kushtuar më shumë, ai jep dorëheqjen. Ai shtoi se vetë ka një makina Honda.


Më tej, ministri kaloi në akuza për portalet, duke i quajtur ato të ndyra. Në këtë e sipër është përfshirë edhe Elisa Spiropali, e cila i kujtoi deputetit Përmeti se ajo dhe mazhoranca i kanë mbrojtur deputetet që mbajtën mandatetet nga sulmet dhe fyerjet që u janë bërë nga këto portale që sot akuzojnë Ministrin Lleshaj.



Etiketa: , , , ,

Pas