Auto

Makina e Marilyn Monroe del në ankand, ja çmimi marramendës…






               Publikuar në : 20:32 - 27/09/18 |
mapo.al

Makina e Marilyn Monroe është nxjerr në ankand. Ditën e djeshme u bë me dije se makina e ikonës amerikane ka dalë në ankand. Pas restaurimit makina është kthyer në gjendje për të lëvizur dhe tashmë çdokush mund të bëhet pronari i saj.


Makina e cila është blerë në vitin 1955 është e tipit ‘Ford’.

Kjo makinë u përdor nga Marilyn edhe në dasmën e saj një vit më vonë. Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.

Darren Julien, president i Auctions Julien, tha se makina ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood.

Makina ka dalë në ankand me shifrën marramendëse prej 500 mijë dollarë. Pavarësisht restaurimit ajo sërish ka shenjat e përdorimit të Marilyn si për shembull targën “M.M”, e cila e personalizonte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas