Aktualitet

Makina e një gruaje në flakë, digjen edhe tre të tjera






               Publikuar në : 08:49 - 15/04/19 |
mapo.al

Një zjarrvënie që dyshohet e qëllimshme ka ndodhur në fshatin Starovë në Pogradec.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e zjarrvënies, kanë marrë flakë edhe tre makina të tjera.

Sipas policisë objektivi ka qenë makina e një gruaje me iniciale V.S. Makina e saj ishte parkuar pranë një pikë karburanti. Tre automjetet e tjera janë dëmtuar si pasojë e përhapjes së flakëve. Mendohet se ato ishin lënë aty me qëllim për t’u shitur.

Njoftimi i policisë

“Më datë 14.04.2019, rreth orës 02:00, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Starovë është djegur plotësisht 1 mjet tip ‘Benz’, pronë e shtetases V.S., si edhe janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit”.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas