Një aksident i rënde ka ndodhur mesditen e sotme në një fshat në Adriatik të Kurbinit.
Dyshohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur, me shpejtësi tej normave të lejuara. Në një moment ka tentuar të shmangë një gropë në rrugë dhe kjo gjë ka bërë që automjeti të humbë drejtimin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO , i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin Adriatik-Kurbin, ku humbën jetën tre të rinj.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, Jul Margjini, 22 vjeç, banues në Kombinat – Tiranë, Simon Kaza, 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe Bert Marku, 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.