Ka ndodhur një aksident në aksin Lezhë-Kallmet, në afërsi të varrezave të qytetit, ku një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Nga ky aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë shoferi, teksa pasagjeri fatmirësisht ka arritur të shpëtojë pa lëndime.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve, teksa ky aks ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar lëvizja e automjeteve.