Aktualitet

Makina i pret rrugën, shoferi i “Maseratti”-t del dhe zbraz karikatorin (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:34 - 25/05/21 |
mapo.al

SHBA – Një video e kamerave të sigurisë, e publikuar nga policia amerikane, tregon momentin kur shoferi i një makine luksoze del nga mjeti i tij dhe fillon të qëllojë në drejtim të një makine tjetër, e cila e kishte parakaluar në një rrugë me trafik të rënduar.






Edhe më tronditëse është se ngjarja e rëndë, ndodhi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington DC.


Në pamje duket se makina që parakalon, futet me dredhi dhe i pret rrugën mjetit luksoz, tip “Maseratti”, ndërsa shoferi i kësaj të fundit nuk e duron dot këtë “provokim” dhe del nga makina duke qëlluar me pistoletë.









Edhe pse nuk pati viktima nga ngjarja, një grua u gjet e plagosur si pasojë e plumbave të marrë, por nuk është konfirmuar nëse ishte shoferja e makinës tjetër, apo kalimtare.

Lexo edhe :  VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?


Ndërkohë, policia e kryeqytetit amerikan ka bërë të ditur se jep një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që identifikon të dyshuarin.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas