Një aksident ka ndodhur para pak minutash në hyrje të tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan.
Një makinë tip fuoristradë është kthyer përmbys në hyrje të tunelit duke pësuar dëmtime.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, raportohet se aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një pjesë të aksit.