Aktualitet

Makina luksoze dhe drogë, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 19/08/21 |
mapo.al

Policia e Sarandës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike






Si pasojë, janë arrestuar në flagrancë 31-vjeçari Ejron Prifti dhe 33-vjeçari Geart Çoçka që posedonin dhe shpërndanin lëndët narkotike.


Njëri prej të arrestuarve, sipas uniformave blu ishte i dënuar edhe më herët për të njëjtën veprimtari kriminale.







Gjithashtu, është sekuestruar lënda narkotike kanabis e ndarë me doza dhe 2 automjete luksoze.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.



Njoftimi i Policisë:
Sarandë

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike, njëri prej tyre i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje dhe 2 automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Lexo edhe :  Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër

Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit Erjon Prifti dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi Geart Çoçka, që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas