Aktualitet

“Makina me lekë për vota”/ Kandidati i PD-Ramës: S’të lëmë t’i blesh zgjedhjet!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:47 - 22/04/21 |
mapo.al

Kandidati i PD-së në Dibër, Luan Haka ka treguar për mediat se si u vendos në dijeni për makinën që po qarkullonte në qytezën e Maqellarës, me misionin për të shpërndarë para në këmbim të votës më 25 Prill.





Haka tha se dy të ndaluarit janë menaxherët e fushatës për kandidatin socialist Milaim Damzi, dhe se ndjekja e tyre ka nisur prej ditës së djeshme.


Sekretari i PD-së gjithashtu u shpreh se e njëjta situatë haset edhe në fshatra të tjerë të Dibrës.





“Kishim informacion se kush shpërndan lekë. Para këtij momenti kemi qenë në Kompçisht, atje po shpërndaheshin para. Dhe pastaj morëm njoftimin për këtu. U gjetëm 5 milionë lekë dhe listat për zonat e tyre. Kjo është zona e Milaimit (Damzi). Zonë tjetër ka Dionisi, secili kandidat ka menaxherin e vet.



Lexo edhe :  Keqpërdoret numri i Ilir Metës- Zëdhënësi i presidentit: Do kërkojmë hetim

Këta janë specialistë. Mendojnë se do të mashtrojnë popullin e Maqellarës. Bëjnë lista për ndihmë ekonomike. 24 orë jemi këtu, pa gjumë fare. Mbrëmë kemi pasur probleme në Luzni. Po të njëjtët persona ikin nëpër shtëpi. Nuk ka tolerime. Jemi jetë a vdekje këtu. Do të fitojnë me votë, le të fitojnë, por jo kështu. Nuk na poshtërojnë me lekë”, – tha Haka.


LEXO EDHE:

5 mln lekë në makinë për blerje votash – Kapen autorët në Maqellarë

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas