Një makinë në lëvizje është qëlluar me armë të martën pasdite në Elbasan.
Policia njoftoi se personat që ndodheshin brenda janë larguar nga vendngjarja. BMW-ja rezulton me targa të vjedhura në Durrës në prill të vitit 2021.
Ende nuk ka asnjë informacion për asnjë nga personat në makinë, apo nëse bëhej fjalë për një atentat.