Një automjet është përfshirë nga flakët pranë Kryeministrisë, te Piramida. Zjarrfiksja është vonuar për më shumë se 15 minuta, duke bërë që makina të shkrumbohet nga flakët në pjesën kofanos.
Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike. Pavarsisht se po binin reshje shiu, duhej prania e zajrrëfikses për të shuar tërësisht flakët.
Njoftimi i Policisë
Sot , me datë 14.02.2020, rreth orës 13:35, në bulevardin kryesor, përballë Piramidës, mjeti me drejtuese shtetasen L.H, ka marrë flakë në lëvizje.
Në vendngjarje ka shkuar menjeherë sherbimi zjarrfikës , ku ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimet e policisë nuk ka pasoja në njerëz , vetëm deme materiale, ku dyshohet së zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik te automjetit.
Sherbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.