LUSHNJE – Është identifikuar edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik të ndodhur sot në aksin Kolonjë-Bubullimë në Lushnje. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën edhe Aurora Basha, 20-vjeçe, e cila ndodhej në makinën e drejtuar nga Xhezmi Oshafi, 68 vjeç.
Fillimisht u dyshua se i ndjeri dhe e ndjera ishin babë e bijë, megjithatë nuk konfirmohet ende nëse viktimat janë familjarë.
68-vjeçari ka ndërruar gjithashtu jetë pas aksidentit të shënuar në rrethrrotullimin e Kolonjës. Ata po qarkullonin me automjetin tip “Toyota” e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Njoftimi Paraprak i Policisë
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/aksident-tragjik-ne-kolonje-humbin-jeten-babe-e-bije/