Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në Durrës. Policia, në një njoftim paraprak bën me dije se aksidenti ka ndodhur në orën 12:30, në vendin e quajtur “ish- Këneta’.
Mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.