Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Tropojë.
Mësohet se një makinë ka përplasur këmbësorin me inicialet S.T.
Ky i fundit, për shkak të dëmtimeve serioze është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Sa i përket drejtuesit të mjetit tip ‘Opel’, raportohet se është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T.
I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.