Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Vlorë, kamioni del nga rruga në Kukës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 30/06/20 |
mapo.al

Dy aksidente, një Vlorë dhe një në Kukës kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.


Sipas informacioneve të para, në Vlorë një drejtues mjeti ka përplasur një këmbësor, i cili ka marrë dëmtime të lehta.


Ndërkohë në Kukës, një 57-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur, pasi kamioni me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga.


Drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas