Aktualitet

Makina përplas motoçikletën, humb jetën 29-vjeçari në Lushnje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 29/04/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier. Mësohet se një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit, Alban Petro, 29-vjeç, humbi jeten.


Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesin i automjetit, Q.K., 53-vjeç dhe po kryhen veprimet proceduriale.


Njoftimi i Policise
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje.


Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.


Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas