Aktualitet

Makina përplas motorin e “Shigjetave”, plagosen dy efektivë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:08 - 07/09/21 |
mapo.al

Dy punonjës policie janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme në në rrugën “Shkëlqim Fusha”, pranë Kopshtit Botanik. 






Një automjetme drejtues R.K, 40 vjeç, ka përplasur motorin e policisë me drejtues E.M dhe pasagjer, J.D, të dy efektivë policie në shërbim.


Të dy efektivët kanë marrë lëndime nga përplasja dhe janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.









Njoftimi i Policisë
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).



Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  Aksidenti në Lezhë, Policia: U plagos një i mitur, jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas