Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në Korçë, në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.
Një makinë është përplasur me një motor që shpërndan ushqime të shpejta, dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
Raportohet se i lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje, duke punuar për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.