Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një gruaje, ka ndodhur këtë mesditë në Fushë Krujë.
Ngjarja është shënuar në fshatin Larushk, ku një makinë ka përplasur për vdekje 55-vjeçaren L.R.
Policia ka njoftuar se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin M. Xh., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.