Aktualitet

Makina përplas për vdekje gruan në Malësi të Madhe (Emri)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 16/02/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues B.J., ka aksidentuar një 49-vjeçare, dhe për pasojë, kjo e fundit ka ndërruar jetë në vend.


Burime për Mapo.al, bëjnë me dije se viktima është Albana Çulaj. Policia bën me dije se 51-vjeçari, drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.



Njoftimi i policisë:


Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Etiketa: , ,

Pas