Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në dalje të Rubikut, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Një automjet ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse e më pas duke përfunduar jashtë rruge.
Sipas Klan news, janë plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja.
Në vendin e ngjarjes ka shkruar policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.