Një aksident automobilistik me pasojë tre të plagosur, ka ndodhur në Fushë Krujë-Laç. Makina e drejtuar nga Festim Dika dhe me pasagjerë Hajrie Dika dhe Klementina Mesi, është përplasur me një mur anësor të rrugës.
Tre personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit.