Aktualitet

Makina përplaset me kamionin, tre shqiptarë plagosen në Itali






               Publikuar në : 12:49 - 11/09/19 |
mapo.al

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali, rreth orës 08:00 të mëngjesit, në zonën e Santa Lucia. Një kamion dhe një veturë Volkswagen, me tre shqiptarë, dy djem 20 dhe 22 vjeç dhe një burrë 60 vjeç u përplasën mes tyre.


Për fat të mirë, asnjë nga tre të plagosurit shqiptarë nuk është në rrezik për jetën. Policia italiane ka normalizuar situatën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi.




Etiketa: , , ,

Pas