Një grua shqiptare, 43 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në periferi të Pozzallo.
Viktima ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshortin. Ky i fundit mbeti i lënduar si pasojë e përplasjes së makinës së tyre tip Fiat me murin e një shtëpie private.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, çifti po kthehej në shtëpi pas ditës së punës. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca.
Për gruan ishte tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë menjëherë, ndërsa bashkëshorti është dërguar në spital si pasojë e disa traumave të ndryshme që ka pësuar.