Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë, pranë fshatit Bërdicë. Sipas informacioneve të para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues.
I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se makina humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë.