Ka ndërruar jetë në spital 10-vjeçarja e cila u aksidentua nga një makinë së bashku me të ëmën në Bulqizë
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20 në lagjen e Re të qytetit. Z.Sh., ka humbur kontrollin e automjetit duke përplasur nënë e bijë, këmbësore.
Nëna e 10-vjeçares, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
LEXO EDHE:
I përplas makina në Bulqizë, gruaja dhe fëmija në gjendje të rëndë