Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me dy persona të vdekur në aksin rrugor Levan-Fier.
Një makinë “Toyota” ku po udhëtonin dy persona, burrë e grua doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.
Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy bashkëshortët.
Me vështirësi u arrit nxjerrja e automjetit nga kanali me ujë, ndërsa dy viktimat u dërguan në morgun e spitalit.
Paraprakisht mësohet se burrë e grua janë nga fshati Shtyllas, ndërsa nuk ka ende të dhëna për identitetin e tyre.
LEXO EDHE:
Aksident tragjik në Levan-Fier, makina bie në kanalin me ujë, dy të vdekur