Kronika

Makina u gjet e djegur në Pukë/ Detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 18/01/21 |
mapo.al

Dalin në dritë të tjera detaje shqetësuese nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, ish-arbitër në kategoritë e ulëta italiane.






Italiani u zhduk që prej datës 6 janar. Makina e tij e marrë me qira në Tiranë, u gjet e shkrumbuar në Pukë. Në automjet janë gjetur edhe mbetje njerëzore. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigja e ADN nëse i përkasin italianit.


Në hetime po merr pjesë edhe Interpoli, raporton gazeta italiane La Nazione.







Sipas gazetës, dy pistat ku po hetohet janë: hakmarrje për punën ose krim për arsye private.




Italiani kishte në pronësi një hotel dhe një rrjet sallonesh bukurie dhe qendrash estetike. Partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se “nuk e di nëse ai i ka shkelur dikujt në kallo“.



Sipas gazetës, italiani kishte ardhur disa herë në Shqipëri, ku po negocionte shitjen e lazerave për sallonet e bukurisë. Makineritë e lazerit janë të shtrenjta dhe ai po negocionte mes Tiranës dhe Vlorës me klientë të paidentifikuar.

Davide Pekoreli (qendër) gjatë kohës kur arbitronte në Itali

Në Itali, atij nuk po i shkonin gjërat mirë edhe për shkak të krizës së pandemisë, raporton gazeta. Ai kishte probleme me hotelin dhe sallonet e bukurisë.

Në makinën që kishte marrë me qira u gjet edhe një orë e tij, me vlerë të veçantë.

Analiza e ADN-së pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen. Misteri mbetet se përse përfundoi italiani në Pukë për ku ishte drejtuar? Mos ndoshta dikush e ka detyruar që të shkojë në këtë zonë të vendit dhe e ka vrarë?

Italiani ishte i lidhur për momentin me një shqiptare. Ai kishte qenë i martuar me një italiane. Davide ka katër fëmijë.

Çfarë deklaroi partnerja shqiptare
Partnerja shqiptare e biznesmenit italian raportohet se ka dorëzuar disa gjëra personale te policia shqiptare, të nevojshme për të bërë krahasimet e ADN-së.

“Nuk e di nëse Davide ka shkelur në kallo të dikujt,” raportohet se ka thënë partnerja e tij përpara punonjësve të sallonit të bukurisë në pronësi të italianit të zhdukur.

Ajo ishte e prekur kur njoftoi zhdukjen e 45-vjeçarit.

Mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. “Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit për disa punonjës.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas