Aktualitet

Makina u ndalua në Muriqan, skaneri i Portit të Durrësit zbulon 14.3 kg kokainë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 03/08/21 |
mapo.al

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit.






Mësohet se sasia e drogës së sekuestruar është 14.3 kg kokainë.


Kokaina ishte e fshehur në një makinë dhe po dilte nga Shqipëria për jashtë shtetit. Policia deri më tani ka shoqëruar një person, Besnik Ruçi, 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit). Droga është konstatuar fillimisht në doganën e Muriqanit, ndërsa më pas automjeti është dërguar në Portin e Durrësit për kontroll të detajuar me skaner, ku edhe është zbuluar ngarkesa në pjesën e kroskotit.







Gjatë muajit korrik tre ngarkesa kokaine u kapën në konteinerët e së njëjtës kompanie ”Alba Exotic Fruit” e cila transportonte fruta ekzotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.



Njoftimi i Policisë
Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”.



Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. R.

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përherë në Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike. 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas