Mirel Ndoka, punonjës i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen, iu bë atentat sot në Lezhë, teksa po udhëtonin me një automjet. Në dëshminë e dhënë pranë forcave të rendit, Ndoka dhe Mhilli kanë bërë të ditur se janë qëlluar nga personat të panjohur ndërkohë që ishin duke udhëtuar me makinë.
Në momentin e sulmit, zyrtari i Bashkisë së Lezhës ka thënë se e ka parakaluar makinën e atentatorëve për t’i shpëtuar sulmit. Nuk dihet nëse qëllimi i këtij sulmi ishte paralajmërimi apo një vrasje e mbetur në tentativë. Dy zyrtarët e Bashkisë së Lezhës kanë thënë se atentatorët e kanë qëlluar makinën në pjesën e gomave, ndërkohë që ata për t’i shpëtuar kanë devijuar rrugën dhe kanë hyrë në një pikë karburanti.
Policia që ka nisur sakaq hetimet ka sekuestuar edhe kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ata kanë mundur të fiksojnë automjetin nga ku hapën zjarr dy persona ende të paidentifikuar.
LEXO EDHE:
Atentat me breshëri automatiku dy punonjësve të Bashkisë Lezhë
/Mapo.al/