Aktualitet

Makinat e ujit të policisë lëvizin nëpër Tiranë, a do përdoren kundër protestuesve të Teatrit? (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 15/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot se qeveria po bën gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që mbrojnë Teatrin Kombëtar duke kundërshtuar shembjen e godinës, vendim i marrë një natë më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.


Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duken makinat e ujit të policisë, përdorura dhe më parë në protesta në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Nuk dihet nëse këto mjete do të përdoren nga policia sot te Teatri, ndërkohë që protesta e artistëve dhe shoqërisë civile është mbështetur dhe nga PD dhe LSI.



Kujtojmë se një natë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë qëndruan tek Teatri, ndërsa Kryemadhi tha se sot është radha e saj dhe nëse fadromat duan të hyjnë duhet ta kalojnë mbi trupin e saj.


Mësohet se në gatishmëri kundër protestuesve të Teatrit janë vendosur edhe Garda e Republikës si dhe FNSH.

/ BW


Etiketa: , ,

Pas