Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Makinat me qira zbulojnë përfshirjen e dajë e nip në atentatin ndaj Hekuran Billës

by mapo.al
21/06/2020
in Aktualitet, Kronika
0

Megjithëse dalja e fundit nga Shqipëria, e regjistruar në TIMS e Viktor Markut, vëllait të Prel Markut vrarë në 2006 në Londër, daton në 19 janar 2020, sërish për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, nuk ka asnjë mëdyshje se ai është autori i dyshuar i ekzekutimit me 19 plumba të Hekuran Billës.

Detaji që zbulon se Marku ka qenë në Shqipëri del nga dëshmia e një tregtari makinash në Shkodër, i cili disa ditë para atentatit në Tiranë, i ka dhënë një makinë tip “Smart” me qira pikërisht Viktor Markut.



Me dyshimin se atentati u bë për marrjen e hakut të vëllait të tij, Prelës, vrarë nga Hekuran Billa në Angli, policia një ditë pas atentatit shpalli në kërkim Viktor Markun, i cili nuk u gjet në banesë dhe familjarët thanë se ndodhej jashtë Shqipërisë.

Por dëshmia e tregtarit në Shkodër dhe verifikimi i disa pamjeve filmike të lokaleve, bënë që policia të bindej se Viktor Marku, ndodhej pikërisht në Shqipëri. Hyrja në vendin tonë e Viktor Markut është kryer pa u regjistruar në sistemin TIMS.

Madje dhe dalja e tij në Malin e Zi është kryer pa u regjistruar në kufi, çka të bën të mendosh se ka dalë përmes rrugëve të kufirit të gjelbër, tha një burim pranë prokurorisë për mediat.

Vrasja dyshohet se është kryer për gjakmarrje dhe për të shuar çdo provë personat kanë përdorur dy automjete të marra me qira dhe një automjet të vjedhur, të cilin e kanë djegur më pas në Pezë të vogël. Një automjet tip “Benz-Mercedes” nga është qëlluar në drejtim të Hekuran Billës dhe më pas i gjendur i djegur, një automjet tjetër me të cilët autorët janë larguar, dhe një automjet tip “Nissan Micra” i marrë me qira nga Sebastian Mali, për të mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Hekuran Billës në Tiranë.

Sebastjan Mali është paraqitur në një pikë të makinave me qira në Tiranë mbrëmjen e 11 qershorit me “Smart” që më vonë doli se ishte marrë edhe kjo me qira në Shkodër nga Viktor Marku. Mali kërkoi të merrte me qira një makinë më të madhe.

“Ai pretendoi ai do shkonte të takonte të dashurën e tij dhe të bënte disa pazare me të, dhe i duhej mjet më i madh. Na u lut që të linte makinën “Smart” në parkimin e pikës tonë dhe ne e lejuam. Ai erdhi po atë mbrëmje së bashku me makinën “Nissan Micra” në orën 23:00.

E parkoi, pagoi lekët e qirasë së makinës dhe është larguar me mjetin e tij “Smart”, – mësohet të jetë shprehur punonjësi i pikës së makinave me qira.

Nga verifikimi i një sërë pamjesh filmike rezulton se Sebastian Mali me makinën “Nissan Micra” nuk ka shkuar të takojë të dashurën e tij dhe as të bëjë pazare me të. Filmimet nxjerrin zbuluar “Nissan Micran” teksa qëndron në ndjekje të makinës së bardhë BMV X6 me të cilën lëvizte, Hekuran Billa./Shqiptarja

Tags: Daje e nipHekuran BillaPrel MarkuSebastian MaliViktor Marku

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
7 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima dhe 101 raste të reja në 24 orët e fundit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In