Është gjetur sot një autoveturë e djegur në rezervuarin e Shtodrit, 4 km larg qytetit të Shkodrës.
Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se mjeti në fjalë është përdorur në vepra kriminale. Ky dyshi përforcohet pasi në pjesën më të madhe të ngjarjeve të rënda, mjetet e përdorura janë gjetur të djegura.
Nuk ka patur raportime për akte kriminale gjatë orëve të fundit në Shkodër, dhe policia ende nuk ka dalë me një variant zyrtar për makinën e djegur. Por raportohet se Policia e Shkodrës po vijon hetimet.