Ndërkohë që Kuvendi miratonte një ligj të posaccëm, që i hapte rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, arkitekti i njohur Maks Velo mbante një fjalim në Universitetin Europian të Tiranës. Ai ishte i ftuar në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e UET është prezantuar ekipi i ri i Departamentit të Arkitekturës. Në fjalimin e tij, Velo u shpreh i irrituar për situatën e ndërtimeve në vend dhe sidomos për ccështjen e Teatrit Kombëtar.
“Nëse ke arkitektë të mirë, urbanistë të mirë, atëhëre ke një shtet të mirë. Këtë katrahurë që kemi ne, tregon që ne nuk na funksionoi arkitektura. Sigurisht që nuk ishte vetëm kompetencat intelektuale të arkitektëve dhe urbanistëve. Është gjithë shoqëria se si sillet me arkitektët. Si po sillet edhe sot me arkitektët parlamenti që vendos për teatrin. Nuk ka rast në botë, që parlamenti të vendosë për një ndërtim. Kemi 340 mijë ndërtime pa leje, kemi rreth 100 mijë ndërtime të prishura”.
“Kemi një kaos visual, një kaos material, një kaos urbanistik të pashembullt, që s’ka ngjarë asnjëherë. Dhe ky nuk ishte faji vetëm i arkitektëve. Sigurisht arkitektët dhe urbanistët kanë pjesën e tyre dhe me rëndësi është që nëse ne do përgatisim arkitektë të tjerë të cilët të kenë koshiencën e profesionit. Këtu është problemi. Arkitektura është një profesion me një vlerë të madhe, me një kosto shumë të madhe për shoqërinë. E pazëvendësueshme dhe që kjo i bën arkitektët të jenë nga ana morale shumë të ndërgjegjshëm. Duhet të jenë, të mos shiten”.
“Unë, kur promovuam atë librin, thashë këtë gjë, Shqipërinë e kanë prishur komunarët, bashkiakët dhe nuk thashë edhe kryeministrat. Dhe thashë që ai komunari i Selitës është më i rëndësishëm se bashkiaku i Nju Jorkut, se atëherë ishte Bloombergu-u dhe ai nuk dha ndonjë leje ndërtimi. Selita ishte një territor, dhe tani të shkosh atje është një llahtar. Përse? Sepse iu la në dorë një kryekomunari. Një kryeplaku, një fshatari. Dhe kjo është një mangësi institucionale. Pse iu la?! Sepse shënohet pavarësia e autoriteteve lokale, por një kryeplak në Britani apo në Francë nuk të bën një gjëmë të tillë. Kurse ky tha, për çdo ndërtim nga 2 milionë, 5 milionë, dhe bëni ç’të doni. Pra këtu janë të mpleksura shumë gjëra”.