“Ditët kanë kaluar, po ashtu edhe lumturia ime”-ka shkruar ndër të tjera bashkëshortja e futbollistit të njohur të Interit, Radja Nainggolan, teksa ka bërë me dije se prej kohësh po lufton me sëmundjen e kancerit. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Klaudia ka rrëfyer me sinqeritet betejën e saj të brendshme dhe nuk ka ngurruar të falenderojë të afërmit dhe miqtë e saj për suportin dhe dashurinë e pakursyer. Në fund, Claudia i ka uruar fat dhe shumë kurajo të gjithë atyre që po përjetojnë të njëjtin makth.
“Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar të ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime. Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Claudia, për herë të parë në jetën e saj do të kishte frikë që të niste një ditë të re… Frika është një mirëkuptim. Cfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme.
Falenderoj me gjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmuar ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballuar këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit. I uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njëjtin makth si unë, Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj”-ka shkruar Claudia Nainggolan krahas fotos së saj të publikuar në “Instagram”, ku duket tejet e shëndetshme.
Risjellim në vëmendje Claudia dhe Radja Nainggolan janë prindër të dy vajzave, Aysha-s dhe Mailey-t.