“Nuk mirëkuptoj asnjë që nxiton të tensionojë debatet në PS duke kërcënuar me masa përjashtuese. Ky është një shërbim i keq, që edhe pse mund të ofrohet në mënyrë “vullnetare”, vetëm e dëmton PS-në”
Anëtari i kryesisë së PS, Arben Malaj, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të socialistëve të qarkut të Kukësit në rrjetin social Facebook është shprehur se ndjehet i vlerësuar që është caktuar për të punuar si i deleguar në këtë qark, por në asnjë rast nuk synon dhe nuk do të pranojë që të jetë deputet i kësaj zone në zgjedhjet e 2013. “Në zonat më të largëta, në veri dhe jug të vendit, partitë politike duhet të përzgjedhin dhe mbështesin përfaqësues nga banuesit e këtyre zonave”, – shprehet Malaj. Ai kritikon në këtë intervistë edhe ‘përjashtimet” vullnetare të shprehura deri tani nga anëtarë të kryesisë (Erion Braçe) nëse u ndryshohet zona e delegimit.
A do të jeni përveçse i deleguar në Qarkun e Kukësit edhe kandidat në listën e deputetëve për këtë Qark?
Si anëtar kryesie i votuar nga Asambleja Kombëtare e PS, ndjehem i vlerësuar për të punuar me socialistët dhe mbështetësit e tyre në Kukës, Tropojë dhe Has. Do të mundohem që së bashku me kolegun Besnik Baraj dhe të deleguarit e Asamblesë Kombëtare të maksimizojmë energjitë dhe përkushtimin tonë për të fituar në zgjedhjet parlamentare të 2013. Vlerësoj se hapja e konkurrimeve politike për çdo mandat partiak, nxitja e konkurrimit në bazë të meritokracisë, reduktimi i akumulimit të pushtetit në pak duar, reduktimi i numrit të mandateve politike të njëpasnjëshme në forumet partiake dhe qeverisëse, vlerësimi dhe organizimi i të rinjve dhe Forumit të Gruas, rritja e kontakteve me grupet sociale, reduktimi i tensioneve ndërpartiake dhe bashkëpunimi me të gjithë faktorët progresivë për sfidat partiake dhe qeverisëse të kësaj zone, do të jenë parimet themelore mbi të cilat do të angazhohem në këtë mandat të ri të kryesisë së PS-së.
Më duhet të qartësoj që në fillim se, ndërsa e kam pritur me shumë dëshirë dhe do të punojë me shumë përkushtim në këtë zonë, në asnjë rast nuk do të synoj dhe nuk do të pranoj të jem përfaqësuesi i tyre në listën për deputet të Qarkut Kukës. Ky qëndrim ka të bëjë me vlerësimin maksimal që kam për socialistët, mbështetësit e tyre dhe qytetarët në këtë qark, të cilët meritojnë të inspirohen, meritojnë të dëgjohen dhe mbështeten, meritojnë të përfaqësojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të plotë zonën e tyre në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo gjë bëhet më e domosdoshme po të kemi parasysh distancën në rritje që ka sjellë sistemi proporcional në marrëdhënien midis deputetëve dhe votuesve të tyre. Potencialet e talentuara që këto zona kanë, do duhet të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Sidomos në zonat më të largëta, në veri dhe jug të vendit, partitë politike duhet të përzgjedhin dhe mbështesin përfaqësues nga banuesit e këtyre zonave. Kjo rrit cilësinë e politikëbërjes në këto zona dhe rrit përfaqësimin e tyre në Parlamentin e vendit. Këto zona duhet të rrisin cilësinë e drejtuesve partiakë dhe të qeverisjes vendore. Rruga më e mirë për këtë është mbështetja më e madhe e përfaqësuesve të tyre në forumet partiake, në Parlamentin e vendit dhe në funksione qeverisëse të niveleve të ndryshme të saj. Ky qëndrim, me këtë këndvështrim pozitiv nuk bëhet për të “qetësuar” kandidatët potencialë për deputet të Qarkut të Kukësit, por për të nxitur sa më shumë socialistët për të pasur mundësi konkrete promovimi.
Po për debatin që ka pasur në kryesi për delegimin nëpër qarqe të ndryshme, apo për këndvështrimet e ndryshme që kanë ardhur si pasojë e disa qëndrimeve jo unifikuese nga disa anëtarë të kryesisë, çfarë mendoni?
Mirëkuptoj diskutimet që bëhen. Nuk paragjykoj analizat apo shqetësimet e kolegëve. Vlerësoj lidhjet e tyre me zonat që përfaqësojnë si deputetë, por mandati i anëtarit të kryesisë të rrit detyrimet për fitoren e PS-së, duke punuar me socialistët në zona të ndryshme të vendit.
Nuk mirëkuptoj asnjë që nxiton të tensionojë debatet në PS duke kërcënuar me masa përjashtuese. Ky është një shërbim i keq, që edhe pse mund të ofrohet në mënyrë “vullnetare”, vetëm e dëmton PS-në. Unifikimi i qëndrimeve është proces dinamik, ndërsa radikalizmi i qëndrimeve është proces vetëshkatërrues.
Do e braktisni zonën ku jeni zgjedhur si deputet i Kuvendit?
Në sistemin e ri elektoral ne jemi deputetë të një qarku. Në rastin konkret nuk ka një zonë të caktuar elektorale, por një qark elektoral. Ndjehem thellësisht i vlerësuar dhe njëkohësisht shumë i detyruar që përfaqësoj Qarkun e Vlorës. Njerëz të mrekullueshëm. Njerëz të përkushtuar, por edhe krenarë për kontributet e tyre në historinë e vendit tonë. Jam shumë i kënaqur që punoj drejtpërdrejt me socialistët e rrethit të Delvinës, me të cilët arritëm një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe përmirësuam në mënyrë të konsiderueshme rezultatet elektorale të zgjedhjeve vendore 2011. Fitorja nuk quhet e plotë pa fitoren e Bashkisë së Delvinës, ku edhe pse morëm rreth 400 vota më tepër se në vitin 2007, nuk arritëm të fitonim kryetarin e Bashkisë. Me Vlorën nuk më lidh vetëm mandati i deputetit, nuk më lidh vetëm përfaqësimi politik, por e gjithë jeta ime. Është një dashuri reciproke. Ata më kanë besuar përfaqësimin politik të tyre dhe unë iu kam shërbyer dhe do t’iu shërbej kurdoherë me shumë dashuri dhe me shumë mirënjohje në çdo mandat qytetar, profesional dhe politik. Ky reciprocitet thellësisht njerëzor, pa asnjë fodullëk dhe distancë artificiale me çdo qytetar në këtë qark, do të vazhdojë të na mbajë të lidhur sot dhe në të ardhmen.
Vetem me Partin e Punes deputeti i nji cepit te Shqiperise zgjidhesh deputet ne nji cep tjeter qe nuk e njihte askush.Por e njihte Partia dhe ai zgjidhesh i sigurt.
Nese PS mendon kete taktike.Ju deklaroi se e ka te humbur fitoren ma keq se Xhaferi simitin.
Une po votoj per here te pare kur isha 18 vjec.Me bani pershtypje futja ne dhomen per te lodhe trunin se per ke duhet me votue.Nji formalitet plot hipokrizi.
Votimi ishte sekret.Une,ia tregova njerit nga ato qe rrinin si te "kenduar" qe i kish vue partia komisioner ne diten e votimit.
-Nji keto te dy nuk i njoh fare.I kisha vue vize.Per kete qe po votoi nuk e meriton voten time,se nuk ash burre i mire.Po mekense e njoh po votoi per te.
U lemerit zotni shoku kapi kryet ne grushta dhe me solli nji fletushke te re dhe me tha:-hyn edhe njihere aty ne dhome dhe shenoji me shenje pa gabime per te tre.Une nuk hyna aspak brende se me dukesh veprim i pa lezetshem ne karakterin tim,por aty ne syt e tije shenova sic me prorositi.E palosa.E hodha ne kuti.Dhe ika.Pash demek sikur u shqetesune por mbeten shume te kenaqun me veprimin e dyte nga ai i pari qe i kish trishtue.
Qendra e votimit ka ken ne shtepine pionierit Shkoder.