Kryesore

Kriza ekonomike, Arben Malaj: Rama dështoi të thithte fonde nga donatorët​​​





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:53 - 11/07/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, në një intervistë për MAPO shprehet se kriza e borxheve nuk duhet të ndikojë në shkurtimin buxhetor të investimeve, pasi kjo do të sillte vrasjen sipas tij të rritjes ekonomike.


Nga ana tjetër, Malaj shprehet se një rikthim në karantinë do ishte vetëvrasje për ekonominë e vendit.


Zoti Malaj, qeveria ka deklaruar një borxh prej gati 1.2 miliard euro për vitin 2021, në një kohë kur kanë kaluar vetëm 6 muaj. Në perspektivën afatshkurtër, a rrezikohemi nga një krizë ekonomike, pra a ka forcë ekonomia shqiptare të përballojë një rritje të tillë?
Borxhi është si kolesteroli në organizëm i cili ka nivele të shëndetshme dhe nivele kërcënuese për jetën. Jeta me kolesterol të keq është gjithnjë një jetë e vështirë. E tillë është edhe jeta e çdo populli ku borxhet individuale, borxhet e bizneseve dhe borxhet e shtetit rritet në nivele kërcënuese. Dështimi i Rama-qeverisë për të përfituar fonde nga donatorët e projekteve nën vlerësimin e konferencës së Berlinit siç është korridori blu, dështimi i thithjes së donacioneve të donatorëve të konferencës së donatorëve për tërmetin, nuk bëhet thjesht dhe vetëm nga paaftësia apo lodhja, por bëhet sidomos nga tendencat korruptive dhe kapjes së shtetit që bëjnë përfituesit abuzivë nga projekte dhe financime publike.


Çfarë duhet bërë në këto kushte, kur borxhi ka arritur në 80% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, për ju cila është rruga e daljes nga kriza?
Dalja nga kriza e rëndë e borxheve kalon në disa faza. E para është inventarizimi i saktë i borxheve të njohura dhe të fshehura. Ka ndodhur që qeveri të ndryshme kanë falsifikuar statistikat fiskale për të fshehur borxhin publik. E dyta është ristrukturimi i borxheve dhe kostos së tyre, shndërrimi i borxheve tregtare afatshkurtra dhe afatmesme në borxhe afatgjata nëpërmjet instrumenteve të menaxhimit të borxhit.


E treta, ndërtohen paketa fiskale kundër krizës së borxheve qëndërsa në periudhë afatshkurtër borxhi rritet, në afatmesëm dhe afatgjatë ai bie gradualisht. Ky koordinim bëhet që pagimi i borxheve të mos imponojë shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve dhe investimeve buxhetore pasi kjo vret rritjen ekonomike.

Në strukturën e këtyre paketave të aplikuara në historinë e krizave të borxheve të shumë vendeve bie në sy se për të kaluar nga deficitet buxhetore primare të larta në suficit primar, kërkohen shkurtime në krahun e shpenzimeve dhe rritje e të ardhurave. Por për të krijuar stabilitet të financave publike dhe qëndrueshmërisë së tyre përballë krizave dhe goditjeve strategjia më e mirë është rritja me ritme më të larta të ekonomisë, rritje e aftësisë parandaluese të krizave, rritja e aftësisë absorbuese të goditjeve të jashtme dhe një rritje e drejtë që nënkupton një rritje që rrit punësimin, lufton papunësinë, varfërinë dhe pabarazinë.

Qeveria ka deklaruar investime të mëdha publike për vitet në vazhdim, si tuneli i Llogarasë, aeroporti i Vlorës, hidrocentrali i Skavicës, rindërtimi me paratë e buxhetit të Teatrit Kombëtar etj. Sa të realizueshme janë ato në situatën që ndodhemi?
Qeverisja e çdo vendi nuk ngjan me një copë letër ku zhargavit, por është arti i të pamundurës. Asnjë vend nuk mund ta ndërtojë dhe modernizojë infrastrukturën fizike (e cila është më pak e dobishme se investimi në kapitalin human dhe social), me paratë e taksapaguesve të vendit të tij. Analizoni historinë e investimeve në infrastrukturë të Greqisë, Spanjës, Portugalisë, Rumanisë dhe Bullgarinë që janë përfituese neto nga buxheti i BE dhe me mbështetje financiare edhe nga Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë investuar në infrastrukturën fizike, por edhe në kohezionin dhe solidaritet social midis vendeve më të pasura dhe vendeve më të varfra të BE-së.

Po vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19. Në skenarin më të keq, çfarë do të thotë një rikthim në karantinë e Shqipërisë?
Ndjesë por do të ishte një vetëvrasje shoqërore. Shqetësimi është i madh por duhet të mbështesim mjekët e talentuar që ta menaxhojnë riskun e përhapjes. Kostot po i paguajmë tani. Vendi ynë është bllokuar me vendet e tjera si përpara viteve 90. Atëherë ishte bllokim për shkak ideologjie, kjo që ndodh tani është më e rëndë, është bllokim për efekt pandemie dhe paaftësie.

Mund të mirëkuptohen mbyllje pjesore por jo një rikthim në një mbyllje totale si në fillimet e pandemisë. Pasojat humane, sociale, ekonomike dhe buxhetore të një mbylljeje të dytë do të ishin katastrofike. Të bashkohemi të gjithë për ta ndalur përhapjen e pandemisë.

Detyrimi i parë për gjithsecilin prej nesh është respektimi i detyrimit të vendosjes së maskave/ Detyrimi i dytë respektimi i distancës dhe detyrimi i tretë respektimi i higjienës personale.

Të tria bashkë këto detyrimeve bazike të protokolleve të mbrojtjes dhe ndaljes sëpërhapjes janë tri kolonat ku mund të mbështetet një strategji e fitores kundër valës së dytë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas