Kronika

Malësi e Madhe/ Lleshaj flet për skandalin e policit: Nuk po gjejmë denoncuesin






               Publikuar në : 11:21 - 12/02/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë vizitës në Malësinë e Madhe ka folur për videoskandalin e efektivit të policisë, Berhan Bajrakurtit i cili ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare. Lleshaj iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke thënë se policët janë fytyra e të gjithë shoqërisë, ndërkohë që tha se për rastin në fjalë nuk ka denoncues.


“Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!, tha Lleshaj.

Prononcim për gazetarët i Ministrit Lleshaj pas një vizite në Bashkinë e Malësisë së Madhe:

Pyetje: Z.Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?
Ministri Lleshaj:
Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?
Ministri Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal…
Ministri Lleshaj:
Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?
Ministri Lleshaj
: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?
Ministri Lleshaj
: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.
Faleminderit!

***********

Pas videoskandalit të ish-shefin e Policisë, Barhan Bajrakurti dhe akuzat ndaj tij se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një vizitë “blic” në Malësinë e Madhe. Lleshaj do të zhvillojë një takim me strukturat lokale të policisë së shtetit.

Video e ish-shefit të policisë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që Policia e njoftuar se Bajrakurti u arrestua menjëherë. Një ditë më parë Shërimi për Çështjet e Brendshme në Policinë e Shtetit ka publikuar dhe materialin e parë për hetimin ndaj Berhan Bajrakurtit.

/Gazeta Mapo/


Etiketa: , , , ,

Pas