Aktualitet

Mali i Zi dhe Serbia shpallin “non grata” ambasadorët e njëri-tjetrit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 28/11/20 |
mapo.al

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, të shtunën është shpallur person “non grata” dhe i është kërkuar largimi nga vendi, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.



Në një njoftim publik, Ministria e Punëve të Jashtme, vuri në dukje, se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozhoviqin person “non grata”, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi.


“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

Lexo edhe :  Serbia merr 1 mln vaksina nga Kina, Vuçiç i pret në aeroport


I shpejtë ishte edhe reagimi i Beogradit, ku Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi se ajo veproi në një mënyrë reciproke duke e shpallur person “non grata” dhe duke dëbuar nga vendi Ambasadorin e Malit të Zi, Tarzan Milosheviq./VOA



1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas