Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mali i Zi/ Sulm ndaj shërbimeve qeveritare, vendi fqinj fajëson shërbimet ruse

Pak kohë më parë u sulmuan shërbimet qeveritare në vendin tonë

by us er1
26/08/2022
in Rajoni
0

Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më 26 gusht për Radion Evropa e Lirë se shërbimet ruse ishin përgjegjëse të një sulmi të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas agjencisë, sulmi i së premtes ishte i parapërgatitur prej kohësh dhe se një sulm i të tilla përmasave ishte i paprecedentë në shtetin ballkanik.



“Infrastruktura kritike shtetërore është sulmuar”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë së Malit të Zi.

Sulmi i fundit kibernetik në infrastrukturën qeveritare të Malit të Zi ndodhi herët në mëngjes, dhe agjencitë qeveritare nuk e kanë bërë ende të ditur shkallën e dëmit.

Më herët, kryeministri me mandat teknik, Dritan Abazoviç, konfirmoi se qeveria e Malit të Zi është sulmuar nga hakerat për herë të dytë në pesë ditë, duke i quajtur sulmet të motivuara politikisht.

“Në gjykimin tim modest, ky është një sulm i motivuar politikisht“, tha Abazoviç, duke kujtuar edhe sulmin e mëparshëm kibernetik në 23 gusht pasi qeveria e tij u rrëzua pas mocionit të mosbesimit.

Për shkak të sulmit të fundit kibernetik, qeveria e Malit të Zi ka caktuar një seancë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ishte i pari që e bëri njoftimin mëngjesin e sotëm në llogarinë e tij në Twitter, kur deklaroi se Mali i Zi ishte i ekspozuar ndaj një serie të re sulmesh kibernetike mbi infrastrukturën informative të qeverisë.

“Objektivi kryesor është struktura e organeve shtetërore”, tha Dukaj, duke shtuar se “aleatët janë informuar” për sulmet. Zyra e Brendshme dhe prokuroria po hetojnë sulmet e deritanishme në Infrastrukturën Informative të qeverisë së Malit të Zi.

JU SUGJEROJME

Qeveria e Kosovës, 41 milion euro qytetarëve për përballimin e krizës
Kryesore

Qeveria e Kosovës, 41 milion euro qytetarëve për përballimin e krizës

24/08/2022
Vjosa Osmani, pas takimit me Lajçak e Escobar: Kosova, kurrë nuk ka krijuar tensione
Kryesore

Vjosa Osmani, pas takimit me Lajçak e Escobar: Kosova, kurrë nuk ka krijuar tensione

24/08/2022
Osmani flet pas takimit me Eskobar, zyrtari i lartë amerikan hesht para medieve
Aktualitet

Osmani flet pas takimit me Eskobar, zyrtari i lartë amerikan hesht para medieve

23/08/2022
Shtohen zërat kundër tij, a duhet shpallur ‘fajtor’ Albin Kurti për krizën energjetike
Kryesore

Shtohen zërat kundër tij, a duhet shpallur ‘fajtor’ Albin Kurti për krizën energjetike

20/08/2022
Next Post
Ish-zëdhënësja e Berishës ngre dyshime: Meta po kërkon të rritet në kurriz të PD-së

Ish-zëdhënësja e Berishës ngre dyshime: Meta po kërkon të rritet në kurriz të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]mail.com
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In