Aktualitet

Lefter Maliqi: Censurojeni kryemafiozin që vazhdon të aktrojë me lot krokodili (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 26/11/20 |
mapo.al

Deputeti i Opozitës Parlamentare, Lefter Maliqi rikthehet një vit pas, me fjalimin e tij për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.



Në një postim në “Facebook”, Maliqi shkruan se kryeministri Edi Rama duhet censuruar për aktrimin e tij me lot krokodili dhe pa asnjë shqisë humane, sepse në të vërtetë banorët e prekur nga tërmeti janë akoma në çadra, ndonëse ka mbërritur dimri i dytë.


Largimi i Ramës, thotë Maliqi, nuk është vetëm çështje politike.




Ky postim i deputetit vjen fill pas publikimit të një videoje të kreut të qeverisë, ku vetë ai shfaqet duke folur për përjetimet dhe punën e bërë në ndihmë të qytetarëve të cilët humbën të afërmit dhe shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.



Postimi i Lefter Maliqit në “Facebook”:


1 vit më pas… Banorët e prekur nga tërmeti janë akoma në çadra… në dimrin e dytë…por të fundit!

Censurojeni Kryemafiozin që vazhdon të aktrojë me lot krokodili, pa asnjë shqisë humane

Të dashur shqiptarë!

Sot është një ditë e trishtë për të gjithë, një ditë që na kujton fatkeqësinë, për të cilën Shqipëria nuk e ka hequr ende zinë.

Një vit më parë, shumë prej familjeve u përgjysmuan, humbën të dashurit e tyre, të afërmit, miqtë, dhe shqiptarët humbën shqiptarët.

Një vit më parë, në ditët e para pas fatkeqësisë dhe tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit, unë mbajta një fjalë në Parlament; si politikan për t’i kërkuar llogari Qeverisë, dhe si njeri e shqiptar si ju, duke mos mundur ta mbaj fjalimin pa lot e nerv që shkaktoi ajo fatkeqësi.

Por, sot, një vit më pas, FATKEQËSISHT, unë po ripostoj të njëjtin fjalim, duke mos pasur nevojë të flas sërish sot, pasi ato që kam thënë në foltoren e Parlamentit janë të njëjtat që do të thoja edhe sot.

E dini pse?

Sepse, FATKEQËSISHT, sot, një vit më pas, kjo qeveri ç’njerëzore nuk ka bërë asgjë dhe ata banorë të prekur nga ajo fatkeqësi, janë akoma në qiell të hapur, pa shtëpi, nëpër çadra, dhe ky është dimri i dytë që kalojnë në kushte të mjerueshme.

Pa shtëpinë që iu premtoi ky Kryemafioz, që paratë e shtetit, buxhetit, ndihmat e partnerëve tanë në Bruksel, që u ofruan nga e gjithë bota, një ZOT e di ku kanë përfunduar, vetëm te destinacioni në të cilin ishin nisur, nuk kanë shkuar.

Ky Kryemafioz pa asnjë shqisë humanizmi ka bërë përditë propagandë me vemjet e tij që e rrethojnë, duke premtuar një vit me radhë për ato të shkreta shtëpi, që nuk u bënë kurrë, dhe FATKEQËSISHT, as ka për t’i bërë kurrë.

Më vjen pështirë ta shoh në ekran këtë Kryemafioz, sot, një vit më pas, duke aktruar po njësoj, me lot krokodili, pa pikën e turpit dhe humanizmit, shtetarit jo e jo, duke premtuar sërish të njëjtat gjëra, edhe pse ka kaluar një vit…

Boll më me mashtrime ordinere, ç’njerëzore, aktrime, propaganda.

Shporrja e këtij Kryemafiozi nuk është më vetëm çështje politike…

Ndiqni më poshtë fjalën time, edhe pse ky është një rast që nuk do doja të kisha kurrë të drejtë…
1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas