Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat tha se Komisioni Hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta është një show. Maliqi u shpreh se Meta me dekretin për zgjedhjet shmangu konfliktin civil.
“Parlamenti po diskrediton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve. Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskreditim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, u shpreh Maliqi.