Aktualitet

Mallakastër/ 43-vjeçari kapet duke kultivuar kanabis





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 02/08/20 |
mapo.al

Një 43 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Mallakastrës nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.


Arrestimi i tij erdhi pasi janë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike. Uniformat blu arritën të identifikojnë dhe prangosin kultivuesin e lëndës narkotike në një zonë të pyllëzuar.


Njoftimi:


Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.


Vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas