Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur dy të plagosur







               Publikuar në : 15:30 - 15/05/19 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë 2 automjete ka ndodhur sot në fshatin Fratar të Mallakastrës, ku mbeti i vdekur një person. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.


Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas