Aktualitet

Mallakastër/ Kanosi policët dhe përmbaruesit, arrestohet 38-vjeçari






               Publikuar në : 09:49 - 11/09/19 |
mapo.al

Një 38-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi ka kanosur punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor.


Në pranga ka rënë shtetasi A. O., banues në Ballsh, i cili sipas policisë, ka kanosur zyrtarët për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas