Aktualitet

“Mallkuar qoftë ky Covid!” Nora Malaj, dy fjalë zemre për ikjen e shkrimtarit shqiptar: Më le pas kafen e hidhërimit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 08/11/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të  shkrimtarit të njohur tetovar, Prof. Latif Ajrullai.


Ai u shua në kulmin e veprimtarisë së tij për shkak të humbjes së betejës me koronavirusin.


Malaj tregon lidhjen e fortë të miqësisë që kishte me të dhe familjen e tij, duke ju referuar edhe si vëllaçko.



Latif Ajrullai ishte bashkëshorti i poetes Rita Petro.



Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko!

Ra ky mort dhe unë sot dua të shkruaj dy fjalë shpirti për ty! Mbrëmë terë natën nuk kam mbyllur sytë! Një telefon i Ritës më shkundi ka vendi kur më shkroi. “Nora , më iku Latoja .. Vëllain tënd ma mori Corona .

Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj që ky lajmkobi i zi të ishte i vërtetë! Teksa flisja me Ritë , dëgjoja nga ana tjetër e telefonit ngashërimin e saj që nuk kishte të sosur.

E pa besueshme .. Asnjehere nuk mund ta coja në mend që vdekja do t’i qendronte kaq pranę ketij njeriu vital.. Nuk mund ta besoj që i miri Lato , njeriu plotë mirësi dhe vizionari , që beri evucion në botën e teksteve mësimore dhe platformës dixhitale sot po udhëton drejt Parajsës duke na lënë nje trishtim te madh familjarëve të tij , Ritës që sot nuk mund ta kuptojë se Laton nuk e ka në krahë, Dritës , Dritinit e Sofianës , fëmijëve të tij , që i deshi e ndihmojë pafund , për t’u bërë sa me te bukur e të lumtur jetën , nipave që e adhuronin gjyshin – shok dhe të gjithë ne miqve e mikeshave që e deshëm aq shumë dhe që nuk do ta kemi të lehtë ta përballojmë ikjen e tij oa kthimë .Ti shpirt i motrës ( se une per ty isha motra e madhe ) ishe një njeri fisnik dhe nje njeri vizionarë për jetën. Ke thyer aq shumë tabu dhe ndërtove aq realitete të vërteta , saqë rralle kush mund ti bënte . Së bashku jemi takuar në 2000 dhe për njëzet vjet nuk jemi ndarë. Miqësia jonë , nepermjet Ritës , si mikja e saj me e vecantë u fuqizua aq shumë , saqë ti më quajte motër e madhe dhe unë vëllai që nuk ma kishte berë mamaja .

Ti ke qënë i vetmi burre që Rita i ka kushtuar vargjet lapidar : “ Për atë burrë që di të rroj për një grua dhe për atë burrë që di të vdes për nje grua “

Sa shumë kujtime që kam me ty dhe me Ritën vellacko, nuk di nga t’ja nisë. Më kujtohet që sa shumë u merzitet kur mami më nderroj jetë se e kishit njohur dhe e donit të dy . Sa shumë mesazhe kurajoje më dërguar kur kalova Covidin dhe sa shumë u gëzuat për mua . Po tani cfarë duhet të them unë për ty ??!?? Sot është nje ditë ku dhimbja është ulur kembekryq te miq e tu i miri i motrës . Po tani si ta ngushëllojmë Ritën… Ishte një ikje pa kthim që na hapi nje plagë të madhe .. Nuk me ka pushuar tel nga mesazhet e ngushëllimit për ty . Po prap asgjë nuk më ngushëllon . Prehu në Paqe i miri i motrës e qofsh i Parajsës e engjell mbrojtës për Ritën , femijtë e të gjithë miqtë e tu që të deshë aq shumë .. Une po pi kafen e hidhërimit e bashkë me të po derdh lotët e dhimbjes që na la ikja e papritur .. Mallkuar qoftë ky Covid që po na i merr njerëzit e shtrenjte nje e nga një.. Do na mungosh , por do jesh me ne perherë, se shpirti yt është mes nesh ! Të kam shumepo shumë xhan shpirt i motrës!Pusho në Paqe se tërë jetën e kishe luftë përpjekje për të dhuruar mirësi e dashuri rreth teje ! Sot Ritën e ke plagosur … ketë dhe ti e di. Vetë kjo nuk mund të besohej … Ende më duket si ëndërr… Bekimet e Zotit , qofshë i Parajsës o Latoja yne !


Etiketa: ,

Pas