Aktualitet

Maltë/ Porositi vrasjen e gazetares, arrestohet biznesmeni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 20/11/19 |
mapo.al

Policia e Maltës arrestoi një nga biznesmenët kryesorë të vendit, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes e gazetares Daphne Caruana Galicia. Ngjarja nodhi në Tetor të vitit 2017.






Yorgen Fenech, drejtor menaxhues i Grupit Tumas dhe menaxher i përgjithshëm i termocentralit të gazit në Maltë, u ndalua pasi policia përgjoi jahtin e tij në ishullin e Mesdheut.


Arrestimi i Yorgen Fenech erdhi një ditë pasi qeveria malteze deklaroi se do t’i ofronte falje një ndërmjetësi të dyshuar për vrasjen e gazetares Caruana Galicia, nëse ai do t’i tregonte policisë personin që kishte urdhëruar vrasjen.





Kryeministri Joseph Muscat konfirmoi para gazetarëve se ai i kishte dhënë mandat Prokurorit të Përgjithshëm për të negociuar me ​​avokatin e personit të arrestuar, duke specifikuar se ai do të falet vetëm nëse do të sigurojë “provë të saktë” të fajësimit të organizatorit të vrasjes së Caruana Galicia.



Kujtojmë që gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni. Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qera për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët. Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas