Këngëtari i famshëm Maluma dhe futbollisti i njohur, Neymar, ishin shokë deri në momentin që mes tyre hyri një femër. Bëhet fjalë për ish-partneren e Maluma-s, modelen seksi Natalia Barulich.
Mediat e huaja e kanë cilësuar Natalia-n si një ndër modelet më provokuese.
Pasi ishte në një lidhje të gjatë me Malumën dhe këngëtari madje e bëri protagoniste në një videoklip të tijin, Natalia ka nisur romancën me futbollistin Neymar.
Ajo po shijon lidhjen e re dhe duket se e ka lënë pas të shkuarën me Maluma-n, mirëpo sipas burimeve, ky i fundit i ka dhënë fund shoqërisë me Neymar.