KMR, Kryesore

Mamaja lind beben e vdekur vetëm që t’ia dhurojë organet

Një mama zemërthyer vendosi të lindë fëmijën e saj të sëmurë në mënyrë që të dhurojë organet e saj. Historia e Krysta Davis ka bërë xhiron e rrjetit.


Ajo mori vendimin e guximshëm që të lindë fëmijën e saj në mënyrë që të shpëtojë jetën e të tjera foshnjeve.

Kur ishte në javën e 18-të të shtatzënisë, amerikanes i thanë se vajza e saj kishte anencefali, një defekt serioz lindje që nënkupton se ajo do lindte pa një pjesë të trurit.

Mjekët i thanë 23-vjeçares dhe partnerit Derek, 26 vjeç se mund t’i jepnin fund shtatzënisë, ose të zgjidhte ta vazhdonte atë duke e ditur se vajza ose mund të vdiste në mitër, ose do jetonte vetëm pak ditë pas lindjes.

“Nëse e vazhdojë shtatzëninë deri në fund, do të thotë se kishim opsionin e dhurimit të organeve të saj, në mënyrë që mamatë e tjera të shpëtonin fëmijët e tyre”, tha Krysta.

“E mbajta për nëntë muaj dhe rashë në dashuri me të. Por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me momentin kur e mora në duar. Nuk shihja asgjë gabim tek ajo”.

Riley jetoi vetëm një javë përpara se të ndërronte jetë për Vit të Ri, në krahët e prindërve.

Jeta e saj e shkurtër bëri të mundur që dy bebe të jetojnë pas dhurimit të organeve.

Mushkëritë nga ana tjetër iu dhanë një qendre kërkimore, e cila kishte shumë nevojë për to.

<
>
gruaja1 gruaja2 gruaja3 gruaja4 gruaja5 gruaja6
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas