Ermal Mamaqi tregoi shumë nga prapaskenat e filmit “2 gisht mjaltë”, që ka realizuar me Elvana Gjatën e aktorë të tjerë, gjatë një interviste sot në mëngjes në Wake-Up. Në datën 28 mars, ky produksion, komedi, del në kinematë e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Mamaqi tha se ka qenë punë e lodhshme, dhe vecanërisht ai si aktor, po sidomos si producent kishte shumë përgjegjësi për të mbajtur nën kontroll procesin. Për ata që nuk e dinë, tha Mamaqi, një ditë xhirim kushton deri në 15 mijë euro.
Aktori dhe producenti tha se Elvana Gjata ka performuar në mënyre mahnitëse, dhe tregoi se ka pasur raste kur ka qendruar 2 ditë pa fjetur. Lidhur me angazhimin në një moment sporadik të Veliajt në film, Mamaqi tha se politikanët janë aktorë shumë të mirë.